Dokumentat për dorëzim

KËRKESA TË VEÇANTA PËR KANDIDATËT

a)  Të ketë mbaruar Fakultetin e Drejtësisë
b)  Të ketë zotësi të plotë për të vepruar
c)  Nuk është i dënuar për kryerjen e një vepre penale, me vendim gjyqësor të
formës së prerë.
d)  Nuk është larguar nga administrata publike për shkelje disiplinore brënda një

afati prej 3 vjetësh nga data e depozitimit të kërkesës; kur shkelja disiplinore
është kryer gjatë ushtrimit të funksionit  si gjyqtar, prokuror, oficer i policisë
gjyqësore,noter ose avokat, afati është 5 vjet.


PARAQITJA E DOKUMENTAVE


1. Kërkesë për aplikim, (numër telefoni apo adresë për t’u kontaktuar) ;
2. CV-në  dhe dokumenta të tjera mbështetëse mbi kualifikimin profesional;
  Çertifikate kompjuteri(e noterizuar);
3. Fotokopje e noterizuar e diplomës dhe listës së notave
4. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor ;
5. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit ;
6. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit ;
7. Vërtetim i Gjëndjes Gjyqësore ;
8. Dokument identiteti ;
9. Fotokopje e librezës së punës (nëse ka);


Bazuar në nenin 15, pika 2 të ligjit Nr. Nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, pranimi ne Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor bëhet me konkurs.

Këshilli i Përmbarimit  ndjek procedurat e paraqitjes, të përzgjedhjes, të vlerësimit të kandidaturave dhe mendimin e vet ia paraqet Ministrit të Drejtësisë brenda 15 ditëve.