Legjislacioni

ASPEKTI LEGJISLATIV

Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor është pjesë e rëndësishme e sistemit juridik, misioni i të cilit është ekzekutimi i vendimeve gjyqësore civile të formës së prerë dhe të gjithë titujve të tjerë ekzekutiv të shprehur në Kodin e Procedurës Civile.

ASPEKTI LEGJISLATIV

Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor është pjesë e rëndësishme e sistemit juridik, misioni i të cilit është ekzekutimi i vendimeve gjyqësore civile të formës së prerë dhe të gjithë titujve të tjerë ekzekutiv të shprehur në Kodin e Procedurës Civile.

Kuadri ligjor në bazë të të cilit është organizuar dhe funksionon Shërbimi i Përmbarimit Gjyqësor.

Ligji organik në bazë të të cilit ushtron veprimtarinë Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor është ligji 8730, datë 18.01.2001 “Për organizimin dhe funksionim e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor”. Në bazë të ligjit, Shërbimi i Përmbarimit ka organizim unik dhe të centralizuar me shtrirje në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Veprimtaria proceduriale e Shërbimit Përmbarimor mbështetet në Kodin e Procedurës Civile, kapitulli i ekzekutimit të vendimeve dhe Kodi Civil. Rregullorja e Brendëshme e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor sanksionon marrëdhëniet që krijohen në shkallët e organizimit të këtij shërbimi si dhe të strukturës së përgjithshme për të ndihmuar në arritjen e misionit të ekzekutimit të titujve ekzekutiv.

Sistemi i vlerësimit të përmbaruesit gjyqësor realizon vlerësimin e performancës dhe aftësive profesionale të përmbaruesve nga Këshilli i Përmbarimit.

Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Përmbarimit.
Kodi etik i përmbaruesit gjyqësor: rregullat e Kodit të Etikës zhvillojnë standartet e etikës profesionale për përmbaruesit dhe rrisin ndërgjegjësimin e tyre për dimensionet etike të punës së tyre.

Menaxhimi i burimeve njerëzore. Sistemi i vlerësimit në Shërbimin e Përmbarimit Gjyqësor.

Struktura e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor përcaktohet nga Ministri i Drejtësisë. Sipas kësaj strukture të miratuar Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor e ushtron veprimtarinë e vet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme e Përmbarimit përbën nivelin qendror të organizimit të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor në varësi të Ministrisë së Drejtësisë dhe si e tillë drejton, bashkërendon, kontrollon veprimtarinë përmbarimore nëpërmjet tre sektorëve.

 

  1. Sektori i Inspektimit,
  2. Sektori i Personel-Organizimit,
  3. Sektori i Financës, Buxhetit dhe Administrimit.



Kjo drejtori përbëhet nga 16 persona. Kompetencat e Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor. Kompetencat e Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit Gjyqësor janë vetëm kompetenca administrative të ndara nga kompetencat proceduriale-ekzekutuese të titujve ekzekutiv, në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Civile, të cilat i kanë vetëm përmbaruesit gjyqësor. Detyrat funksionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Përmbarimit janë të ndara nga aparati i Ministrisë së Drejtësisë.

Niveli vendor i Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor.

21 Zyrat Përmbarimore në  rrethe janë njësitë bazë ekzekutuese të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor dhe janë vetëm ato që kryejnë veprimtari proceduriale ekzekutuese. Në nivelin vendor të Shërbimit Përmbarimor Gjyqësor funksionojnë 21 zyra në të cilat operojnë ….. përmbaruesë gjyqësorë të ndarë sipas ngarkesës së punës për cdo zyrë përmbarimore.

Tabela

Marrëdhëniet dhe kompetencat midis Drejtorisë së Përgjithshme dhe Zyrave Përmbarimore përcaktohen në rregulloren e brendshme të Shërbimit.
Statusi i përmbaruesit gjyqësor, emërimi, të drejtat, detyrat, paga, koha e punës etj. janë të shprehura qartë në ligjin për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit.


………………………………………………….

Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor funksionon në zbatim të Ligjit nr. 8730, datë 18.01.2001, “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”, Fletorja Zyrtare: Viti 2001, Nr 1, Faqe 10; Data e botimit: 05-02-2001, si  dhe të Urdhërit të Ministrit të Drejtësisë nr. 6508 , datë 17.10.2004, “Për miratimin e rregullores së brendshme të Shërbimit të Përmbarimit Gjyqësor”. Ai ka për mision ekzekutimin e detyrueshëm të titujve ekzekutivë, në rastet e parashikuara në Kodin e Procedurës Civile, (miratuar me Ligjin Nr. 8116, date 29.03.1996, ndryshuar me Ligjin Nr. 8491, date 27.05.1999, me Ligjin nr. 8812, datë 17.05.2001, me Ligjin 9953, date 14.07.2008, me Ligjin nr. 10052, datë 29.12.2008, botuar në Fletore Zyrtare Nr. 19, Faqe 343, datë 21.05.1996,  Fletoren Zyrtare Nr. 20, Faqe 621, datë 21.07.1999, Fletoren Zyrtare Nr. 32, Faqe 973, datë 12.06.2001,  Fletore  Zyrtare Nr. 122, Faqe 5415, datë 31.07.2008, në Fletore  Zyrtare Nr. 205, Faqe 11065, date 16.01.2009).

...............................................................................................................................................

Pjesë e reformës në Sistemin e Drejtësisë është miratimi i Ligjit nr. 10031 datë 11.12.2008, “Për Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Privat”, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 190 dt. 31.12.2008, Fletorja Zyrtare: Viti 2008, Nr 190, Faqe 9409; Data e botimit: 31-12-2008.
Implementimi i këtij ligji konsiston në rritjen e efiçencës së Shërbimit Përmbarimor, përmes ofrimit të një shërbimi më të motivuar dhe të plotësuar me mjete logjistike, burime financiare dhe njerëzore.

Në mbështetje të këtij ligji, janë miratuar:

  • Kodi i Etikës të Përmbaruesve Gjyqësorë Privat dhe Shtetëror, datë 08.05.2009.
  • Caktimi dhe aplikimi i tarifave të shkallëzuara të Shërbimit të Përmbarimit      Gjyqësor Privat dhe Shtetëror, miratuar me udhëzimin e përbashkët të Ministrit të Drejtësisë dhe Financave nr. 1240/4, datë 15.09.2009, publikuar në Fletoren Zyrtare nr. 148 dt. 02.11.2009.



……………………………………………….

Në kuptim të nenit 510 të Kodit të Procedurës Civile, miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin  Nr. 8116, date 29.03.1996, ndryshuar me Ligjin Nr. 8491, date 27.05.1999, me Ligjin nr. 8812, datë 17.05.2001, me Ligjin 9953, date 14.07.2008, me Ligjin nr. 10052, datë 29.12.2008, botuar në Fletore Zyrtare Nr. 19, Faqe 343, datë 21.05.1996,  Fletoren Zyrtare Nr. 20, Faqe 621, datë 21.07.1999, Fletoren Zyrtare Nr. 32, Faqe 973, datë 12.06.2001,  Fletore  Zyrtare Nr. 122, Faqe 5415, datë 31.07.2008, në Fletore  Zyrtare Nr. 205, Faqe 11065, datë 16.01.2009),  parashikon në nenin 467/a i shtuar me ligjin nr. 8431/1998,  Fletorja Zyrtare: Viti 1998, Nr 30, Faqe 1169; Data e botimit: 11-01-1999),  tituj ekzekutivë janë:

a)  Vendimet civile të formës së prerë të gjykatës, që përmban një detyrim, vendimet    e dhëna prej saj për sigurimin e padisë, si dhe për ekzekutimin e përkohshëm;
b)  Vendimet penale të formës së prerë në pjesën që bëjnë fjalë për të drejta pasurore;
c) Vendimet e gjykatave e të arbitrazheve të shteteve të huaja që u është dhënë fuqi sipas dispozitave përkatëse të Kodit të Procedurës Civile;
ç) vendimet e një gjykate arbitrazhi në Republikën e Shqipërisë;
d) aktet noteriale që përmbajnë detyrim në të holla, si dhe aktet
për dhënien e kredive bankare ose aktet për dhënien e kredive nga institucionet financiare jobankare;
dh) kambialet, çeqet e letrat me urdhër që barazohen me ato;
e) aktet e tjera që sipas ligjeve të veçanta quhen tituj ekzekutivë
dhe ngarkohet zyra e përmbarimit për ekzekutimin e tyre.